Sir Alex Ferguson uron Al-Khelaifin: Fituat ndaj një skuadre me futboll të mërzitshëm NULL NULL 31.05.2026 14:43 31.05.2026 14:43 Sipas L’equipe, legjenda e futbollit botëror, Sir Alex Ferguson, i ka dërguar një mesazh urimi presidentit të Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi, pas suksesit të klubit francez në Ligën e Kampionëve. Ish-trajneri i Manchester United përgëzoi drejtuesin e PSG-së për arritjen e madhe, duke bërë edhe një koment me humor për kundërshtarin në finale. “Nasser, këtu Alex Ferguson. Urime! Ishte një mbrëmje e vështirë për ju, por luajtët kundër një skuadre të mërzitshme që vetëm mbrohej. Shijo pushimet, i meriton”, ishte mesazhi i skocezit. /Klankosova.tv