Sipas Selimit, Serbia e ka të ndaluar me Kushtetutë ekstradimin e të dyshuarve NULL NULL 05.10.2023 10:40 05.10.2023 10:40 Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Petrit Selimi, ka thënë se Serbia e ka të ndaluar ekstradimin e të akuzuarve në shtetet e treta. Selimi iu referua kërkesës së Kosovës për arrestimin dhe ekstradimin e pjesëmarrësve në agresionin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku u vra rreshteri i policisë Afrim Bunjaku. “Po përsëris edhe shqip: vajtimet dhe ankesat nuk sjellin rezultat ndryshe nga e kaluara. Kërkesat post-Banjskë duhet konkretizuar: ne mes tjerash mund të kërkohet raporter special të KE per sulmin terrorist, rrethanat dhe aktoret e involvuar. Një dikmarti të fokusuar në Serbinë”, tha Selimi. I dyshuari kryesor Milan Radoiçiq, u arrestua të marten nga autoritetet serbe, si i dyshuar për trafikim të armëve. Ai u lirua vetëm pas 24 orëve/Klankosova.tv