Sipas ligjit, kush mund ta zëvendësonte Osmanin sa ishte për operim në Turqi? NULL NULL 08.05.2022 15:18 08.05.2022 15:18 Gazeta turke “Hurryiet” ka shkruar se presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, i është nënshtruar një operacioni në Antalia të Turqi, për heqjen e kilogramëve, ku sipas këtij shkrimi ajo ka qëndruar për një kohë në një hotel me 5 yje në Antalia, derisa pas operacionit gastrektomik, ajo është kthyer në Kosovë. Operacioni të cilit i është nënshtruar Osmani, sipas gazetës “Hurryiet” ndihmon në heqjen e përafërsisht 80 përqind të kilogramëve, përcjell Klankosova.tv. Gazeta turke raporton se Osmani u operua për të humbur 80 për qind të peshës së tepërt E gjatë kohës kur e para e shtetit ka qëndruar në Turqi, detyrat e postit të saj si presidente, nuk i kanë kaluar askujt. Presidenca e Kosovës ende nuk ka dalë me ndonjë sqarim rreth kësaj çështjeje, si dhe nuk dihet se sa qëndrojnë raportimet e gazetës turke. Por një gjë që dihet është se edhe rastet si ky i Osmanit parashihen me Ligjin për Presidentin e Republikës së Kosovës. Neni 9-të i këtij ligji thotë se në rast se presidenti i vendit nuk është i aftë për të përmbushur përgjegjësitë, atëherë mund t’ia kalojë vullnetarisht detyrat e postit të tij, kryeparlamentarit. Në këtë rast, ai do të jetë ushtrues i detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, përcjell Klankosova.tv. Sipas këtij neni, urdhëri i Presidentit për kalimin e përgjegjësive duhet të përmbajë arsyet dhe kohëzgjatjen e bartjes së përgjegjësive, nëse ka njohuri për to. Ligji parasheh se Kryetarit të Kuvendit i pushon posti i ushtruesit të detyrës së Presidentit, kur ky i fundit kur të jetë në gjendje t’i ushtrojë përgjegjësitë e tij. “Presidenti mund të rifillojë ushtrimin e përgjegjësive edhe para skadimit të afatit të cilin e ka dhënë për bartjen e përgjegjësive tek Kryetari i Kuvendit, kur ai/ajo konsideron se arsyet që kanë shkaktuar mungesën e përkohshme kanë pushuar së ekzistuari”, parashihet tutje në këtë ligj. Më poshtë mund të lexoni Nenin 9-të, për Mungësën e Përkohshme të Presidentit: