Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sindikata e Shëndetësisë reagon për sulmin fizik ndaj infermierit të QKUK-së

NULL NULL
23.07.2018 12:24

Infermieri i Klinikës Emergjente të Qendrës Universitare, Lulzim Thaqi, nga një pacient, është sulmuar fizikisht në vendin e tij të punës.

Rasti ka ndodhur në orën 03.05 të mesnatës të së dielës, njofton Klan Kosova.

Me këtë rast ka reaguar Sindikata e Shëndetësisë në Qendrën Klinike Universitare, ndërsa theksohet se vazhdimësia e këtij fenomeni në këto ritme dëshmon se nevojitet një vlerësim më serioz, dhe një angazhim më i madh i organeve përgjegjëse.

”Përmes këtij reagimi shprehim indinjatën e shqetësimin tonë për rastin në fjalë.

Ky fenomen shqetësues,dhuna ndaj mjekëve ka pasojat të shumta jo vetëm për mjekët por edhe për vetë të sëmurët, cilësinë e shërbimit, mbrojtjen e shëndetit të popullatës, marrëdhëniet mjek–pacient dhe për mbarë shoqërinë. Vazhdimësia e këtij fenomeni në këto ritme dëshmon se nevojitet një vlerësim më serioz, dhe një angazhim më i madh.

Cilido që ofendon apo godet mjekun –infermierin duhet të jetë i qartë se ka përpara personin që ka shpëtuar dhjetera jetë njerëzish.

Mantelbardhët të cilët i nënshtrohen sjelljeve të dhunshme nga pacientët ose palët e treta gjatë ushtrimit të detyrës duhet mbrojtur në mënyrë imediate, duke hartuar strategji parandaluese të këtij fenomeni të shëmtuar, duke i evidentuar- raportuar rastet e tilla e sigurisht duke i zgjidhur ato!

Në situatë e në rrethana të tilla represioni e kërcënime ndaj tij detyrimisht personeli do të fillon të bëjë mjekësi defensive.. Ndjekja e këtyre akteve të dhunës i takon shtetit, të tilla vepra janë të sanksionuara edhe në Kodin Penal të RKS. Andaj kërkojmë mbrojtjen e mantelbardhëve, rivendosjen e dinjitetit të mjekëve e personelit mjekësor!”/KLANKOSOVA.TV

lajme të ngjashme