Sindikata e KEDS: Paga mesatare, as nuk është, as nuk ka qenë kurrë 850 euro NULL NULL 22.06.2022 15:19 22.06.2022 15:19 KEDS Federata e Sindikatave të Pavarura Elektrokosova (FSPE) ka shprehur shqetësim ditëve të fundit për lajmin e shpërndarë në disa mediume. Kjo federatë i ka quajtur të pabaza raportimet se paga mesatare në KEDS/KESCO është 850 euro. “Këto deklarata janë të pabaza dhe si rrjedhojë gjendja nuk është siç paraqitet në publik. Paga mesatare prej 850 euro në KEDS/KESCO nuk ka qenë dhe as nuk është, siç përflitet”, thuhet në reagim.