Sindikalistët po përgatisin padi ndaj ministrit Murati (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Bellagoshi 30.08.2022 20:32 nga Qendresa Bellagoshi 30.08.2022 20:32 Mësimdhënësit që kanë hyrë në grevë nga e enjtja, janë shqetësuar me deklaratat e qeveritarëve se mund të pezullohen në pagë. Sipas tyre, në mesin e grevistëve ka shqetësim, megjithëse janë të vetëdijshëm se me ligj ju lejohet greva. Një ditë më parë, Ministri i Financave, Hekuran Murati, deklaroi se me praktikat ndërkombëtare nuk detyrohen ti paguajnë grevistët. E tash, në një konferencë të jashtëzakonshme, kreu i Këshillit grevist të BSPK-së, Rrahman Jasharaj, paralajmëroi se do ndiqen rrugët ligjore ndaj Muratit. Sipas sindikalistëve, deklaratat e ekzekutivit nuk kanë bazë ligjore. Këta deklarojnë se po u bëhet presion në forma të ndryshme duke i’u kërkuar listat e atyre që kanë hyrë në grevë.