Simon Gallup largohet nga bendi The Cure NULL NULL 15.08.2021 12:24 15.08.2021 12:24 Basisti i The Cure, Simon Gallup, ka njoftuar se e ka lënë bendin duke thënë që është ngopur nga tradhtitë . Ai i ishte bashkuar bendit më 1979 pasi kishte qenë pjesë e projektit “Cult Hero” të Robert Smithit. Pasi ishte larguar më 1982, ai ishte kthyer sërish dy vjet më pas dhe tani është anëtari i dytë më jetëgjatë në formacionin e The Cure. “Me paska zemër të rënduar nuk jam më pjesë e the Cure”, ka shkruar Gallup në llogarinë e tij personale në Facebook. “Jam mirë Vicky, veç jam ngopur nga tradhtitë”, ka vijuar ai në replikën e tij dhënë një mikesheje pasi është pyetur për arsyet.