Simon Cowell përplaset rëndë me biçikletën e tij elektronike NULL NULL 02.02.2022 16:35 02.02.2022 16:35 Simon Cowell është ‘me fat që është gjallë’. Ai u dërgua me urgjencë në spital pas një përplasje të rëndë që pati me biçikletën e tij elektronike, njofton Klan Kosova. 62 vjeçari po dyshohet se ka tronditje, prerje në fytyrë dhe një krah të thyer pasi u përplas në rrugë me shpejtësi dhe nuk kishte helmetë. Edhe më parë ai ishte aksidentuar me biçikletën e tij dhe ka mbetur me shpinë të lënduar. Cowell, u ndihmua nga kalimtarët përpara se të mbërrinin mjekët. Ai u lirua nga spitali të njëjtën mbrëmje me gips në krah dhe është urdhëruar të pushojë.