Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Signal Iduna Park” gati për ndeshjen Itali – Shqipëri, Sadiku tregon çka i tha Donnarumma për Kombëtaren Kuqezi

NULL NULL
14.06.2024 15:08
Drejtori i futbollit në Artmotion, direkt nga Signal Iduna Park
Drejtori i futbollit në Artmotion, direkt nga Signal Iduna Park

Flamuri kuqezi tashmë është vendosur në stadium “Signal Iduna Park” në Dortmund, ku nesër do të përballen Shqipëria dhe Italia.

Drejtori i futbollit në Artmotion, Arlind Sadiku, në një lidhje direkte nga stadiumi bëri të ditur se Shqipëria do ta ketë stërvitjen e fundit në këtë stadium sot nga ora 18:30, ndërsa në 17:45 kombëtarja shqiptare do ta mbajë konferencën.

Tashmë kombëtarja italiane ka nisur me konferencën, teksa Sadiku bëri të ditur se kishte mundësi ta pyeste portierin Gianluigi Donnarumman për opinionin e tij rreth kombëtares shqiptare.

“Donnarumma tha se duhet të kenë kujdes nga kundërsulmet e Shqipërisë. Është një grup tepër kompakt që nëse hapemi do të na dënojnë”.

“Shumë respekt pati edhe Spalletti, përmendi me emra disa prej lojtarëve që kanë shumë eksperiencë, si Nedim Bajrami, Etrit Berisha, Ylber Ramadani, shumë futbollistë që e njohin mirë karakterin e futbollit italian dhe mund t’i bëjnë dëm nesër Italisë”, tha Sadiku në “Kosova Today”, njofton Klankosova.tv.

Më tej, Sadiku bëri të ditur se jashtë fushës, fakti më i rëndësishëm është që stadiumi “Signal Iduna Park” do të duket mbi 60% kuqezi.

Kujtojmë se Shqipëria nesër do ta luajë ndeshjen e parë në Euro 2024 përballë Italisë. Sfida, ashtu sikur edhe i tërë Kampionati Evropian, do të transmetohet në Klan Kosova dhe Artmotion.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme