Sigal Prishtina pëson humbje të thellë nga Proton Cable Prizreni NULL NULL 15.09.2024 21:39 15.09.2024 21:39 Arbnor Rifati, "Proton Cable Prizreni" Sigal Prishtina nuk e ka nisur mirë edicionin e ri në basketboll. Skuadra nga kryeqyteti është mposhtur nga Proton Cable Prizreni, me rezultat të thellë 100:88, plot 12 pikë në epërsi. Prishtinasit ndoshta mund të jenë cilësuar favorit në letër, por prizrenasit domonuan totalisht. Çereku i parë përfundoi 29:17 për Prizrenin, ndërsa rrjedhë të njëjtë kishte edhe çereku i dytë që përfundoi 27:20. Po ashtu edhe në të tretin, skuadra e Arbnor Rifatit dominoi, duke triumfuar 24:19. Prishtina u afrua në çerekun e katërt, të cilin e fitoi 32:20. Por fitorja e vendasve në ndeshjen e xhiros së parë të Superligës së Kosovës në basketboll, asnjëherë nuk u vu në pikepyetje. Kapiteni Urim Zenelaj shkëlqeu te Prizreni me 15 pikë, 12 kërcime e katër asistime. 29 pikë i kishte Jordan Johnson, ndërsa 14 i realizoi Wayne Arnold. Sigalit, nuk i kryen punë as 29 pikët e Jawachi Nzeakor. Damire Burns i kishte 19 pikë e 11 kërcime.