Sigal Prishtina – Peja, ekskluzivisht në Artmotion NULL NULL 16.01.2022 13:23 16.01.2022 13:23 Klasikja e basketbollit kosovar Sigal Prishtina – Peja ekskluzivisht në Artmotion, poashtu edhe një derbi tjetër fantastik zhvillohet sonte Spektakli dhe emocionet që dhuron Artmotion Superliga e basketbollit kosovar vazhdojnë edhe këtë të diele me dy duele fantastike të cilat adhuruesit e këtij sporti në vendin tonë mund t’i përcjellin drejtpërdrejt në platformën numër një në vend, Artmotion. Gjithçka nis me super përballjen mes dy prej skuadrave më të trofeshme të basketbollit vendor, Sigal Prishtina – Peja. Ndeshje kjo e cila zhvillohet në “Pallatin e Rinisë dhe Sporteve” duke filluar nga ora 17:00 dhe do të transmetohet në Art Sport 1 nën komentimin e Agon Fehmiut. Të dy skuadrat synojnë fitoren me qëllimin për të mbetur në hap me kryesuesit e Golden Eagle Yllit dhe duke parë historinë e ndeshjeve direkt mes dy klubeve më të trofeshme të basketbollit kosovar atëherë mund të thuhet lirisht që pritshmëritë janë të mëdha për një ndeshje spektakolare. Pesëshet e mundshme startuese: Sigal Prishtina: Mitchell, Brown, Palokaj, Zeqiri, Faye Peja: Berisha, White, Qallaku, Maxwell, Garibay Pas këtij dueli do të keni mundësi të ndiçni edhe përballjen tjetër mes skuadrave që renditen lartë në tabelë, Trepçës dhe Prizrenit 16 që përballen mes tyre në “Minatori” teksa duke nisur nga ora 19:00 duelin mes tyre mund ta shikoni në kanalet KSport.