Sigal Prishtina kërkon barazimin, Bora synon befasinë në kryeqytet NULL NULL 16.04.2026 12:11 16.04.2026 12:11 Sonte në Prishtinë zhvillohet ndeshja e dytë e serisë çerekfinale të “Play-off”-it në ProCredit Superligën e Kosovës. Pas fitores befasuese në ndeshjen e parë, KB Bora udhëheq serinë 1-0 dhe do të tentojë të shfrytëzojë këtë momentum për të hedhur një hap të madh drejt gjysmëfinales. Nga ana tjetër, KB Sigal Prishtina nuk ka vend për gabime. “Bardhekaltrit” hyjnë në këtë ballafaqim me detyrim fitoren për të barazuar serinë dhe për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim tutje. Sonte adhuruesit e basketbollit i pret një përballje e zjarrtë në kryeqytet e cila transmetohet direkt në Sport 2 të platformës Artmotion duke filluar nga ora 19:30.