Sigal Prishtina e transferon Ricky Tarrant NULL NULL 19.12.2024 16:48 19.12.2024 16:48 Klubi basketbollistik nga kryeqyteti, Sigal Prishtina, ka njoftuar se e ka transferuar fundorin Ricky Tarrant. Tarrant i cili me origjinë është nga Amerika u transferua te Sigal Prishtina nga Superliga e Turqisë, ku deri më tani ka luajtur te skuadra Manisa. Përveç Turqisë, Tarrant ka luajtur edhe në Francë, Kanada, Izrael e Hungari.