Si u transformuan stilet e të brendshme që para 200 vitesh? (FOTO) NULL NULL 13.04.2016 11:30 13.04.2016 11:30 Që nga mbathjet e pambukut të veshura nga Mbretëresha e Britanisë së Madhe Viktoria e deri te fustanella e tejdukshme që e kishte veshur Kate Moss, do të prezantohen në një ekspozitë në Londër, transmeton Klan Kosova. Shfaqja e titulluar “Undressed: Një histori e shkurtër e të brendshmeve, do të zhvillohet në Muzeun anglez “Albert and Victoria”. T brendshmet që do të ekspozohen, do të paraqesin një histori të të brendshmeve të dizajnuara që nga shekulli i 18-të. 200 ekzemplarë të të brendshmeve të veshur nga burra e gra, do të paraqesin mënyrën se si kanë ndërruar veshjet e brendshme ndër vite, që nga ato të punuarat me dorë e deri te ato më luksozet.