Si t’i ndalni blerjet impulsive? NULL NULL 09.08.2015 17:00 09.08.2015 17:00 Sa herë që dilni për shoping dhe e keni ndërmend të harxhoni para, duke t’i keni parasysh disa gjëra. Kur dëshironi të blini të gjitha gjërat që ju pëlqejnë, e për të cilat nganjëherë as nuk keni nevojë, janë disa pyetje që duhet t’ia shtroni vetes, për t’i mënjanuar blerjet e tepërta dhe shpenzimin e panevojshëm të parave. Llogariteni se sa punë duhet të bëni që të paguani për atë artikull Para se të vendosni t’i jepni paratë te arka, kujtojani vetes se sa ju duhet të qëndroni në punë për t’i fituar ato para. Jo gjithmonë duhet ta blini një gjë që vetëm ju pëlqen dhe aq. Është mirë ta krijoni shprehinë e të kursyerit para. Mos dilni për shoping në grup Kur dilni për të bërë shopin është më mirë të dilni vetëm. Pa të dashurin ose të dashurën e pa gruan e bashkëshortin. Kur dilni bashkë gjithmonë do të blini diçka për të cilën nuk keni planifikuar fare. Ruajini paratë që nuk i shpenzoni Të dish të kursesh është kulturë. Paratë që i ndatë mënjanë nga rroga, dërgojini menjëherë në bankë dhe afatizojini. Mos i shpenzoni ato që ju mbetën kot, vetëm sepse i keni. Do t’iu duhen herë do kur, prandaj lërini aty që ti keni kur me të vërtetë ju duhen. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.