Si t’i kalojmë krizat nga migrena? NULL NULL 14.04.2018 22:31 14.04.2018 22:31 Mund të duket e habitshme por shkaku i saktë i migrenës është ende i panjohur. Këto dhimbje koke të forta, shpesh herë nga njëra anë dhe të shoqëruara me përzierje, si dhe ndonjëherë pamje të vijave zig-zage dhe ndjeshmëri shumë të madhe ndaj dritës dhe zhurmës, duhet të shkaktohen nga veprimtaria jonormale e trurit. Edhe pse nuk është një sëmundje e rrezikshme, migrena shkakton shumë dhembje te njerëzit që prek. Ja katër metoda të thjeshta që do t’ju ndihmojnë në kalimin e krizave të migrenës. Përdorimi i pikanteve Një sasi e caktuar specash djegës duhet të përdoret gjatë krizës, por jo në çdo vakt. Uji i ftohtë Zhytini të dyja duart në ujë të ftohtë për sa më gjatë të mundeni. Dhoma e errët Përpiquni që të qëndroni në një dhomë të errët gjatë kohës kur ju kap një krizë migrene. Drita shpesh provokon dhembjen e përgjithshme si dhe atë të kokës. Kafeina Një sasi e moderuar e kafeinës mund të veprojë si qetësues dhembjeje për ata që vuajnë nga migrena, shkruan shekulli, transmeton Klan Kosova. Provojeni gjatë kohës kur keni dhembje.