Si tejkalohet kriza në veri? (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Tershana 12.12.2022 20:33 nga Qendresa Tershana 12.12.2022 20:33 Shumë kërkesa janë dërguar në adresë të Serbisë këto ditë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Gjermania, Çekia, ashtu si edhe Bashkimi Evropian e EULEX, kërkuan që serbët të largojnë barikadat e vendosura në veri të vendit nga e shtuna. Por, asnjë nga këto institucione e shtete nuk parashtruan asnjë kërkesë për Kosovën. Sipas njohësve të politikës, ky mund të cilësohet si menaxhim i mirë i situatës nga pala kosovare dhe se kjo për bashkësinë ndërkombëtare është një mesazh, se kush në të vertëtë është problemi në bisedimet Kosovë-Serbi. E që faji për situatën t’i mbetet komplet Serbisë thuhet se ndikoi edhe shtyerja e zgjedhjeve të veriut.