Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Si të shpëtoni nga insektet në ditët e nxehta!

NULL NULL
13.06.2016 15:45

Me ardhjen e verës dhe ditëve të bukura, dritaret në shtëpitë tona janë pothuajse gjithë ditën të hapura, për ajër të freskët dhe dritë. Por në shtëpinë tonë vijnë pa ftuar edhe insekte të ndryshme.

Na qëllon që në shtëpi të gjejmë mushkonja, buburreca, miza, milingona dhe merimanga. Dhë nëse ato bëhen shumë, s’na mbetet gjë tjetër veçse të gjejmë një mënyrë për t’i larguar. Por për të shmangur përdorimin e substancave kimike, na vijnë në ndihmë edhe produkte natyrale të cilat bëjnë që insektet të mos afrohen më.

Por para së gjithash duhet të keni parasysh një gjë, ambienti i shtëpisë duhet të jetë gjithmonë i pastër.

Në verandën tonë është e këshillueshme që të mbjellim bimë aromartike si borzilok apo mente.

Një mënyrë e mirë për të larguar mushkonjat është që të përhapni në disa cepa të shtëpisë, kryesisht në dritare feta limoni pasi aroma e fortë e tij do t’i detyrojë mushkonjat që të largohen, ose përzieni pak piper të zi me sheqer dhe vendoseni në dritare.

Po ashtu një tjetër produkt i mirë për të larguar insektet është aroma e kafesë.

Nëse keni milingona në shtëpi atëherë ju duhet të përhapni ujë me uthull ose limon nëpër shtëpi.

Për të larguar mushkonjat po ashtu mund të përdorni lëng hudhre. Ndërsa për të shpëtuar nga merimangat spërkatni vendet ku keni parë rrjetat e tyre me lëng uthulle, shkruan syri.

lajme të ngjashme