Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Si të ndjeheni të freskët edhe pa kondicioner?

NULL NULL
08.08.2016 21:30

Vera vjen pothuajse gjithmonë përvëluese. Jo gjithmonë e keni mundësinë të ndodheni në një dhomë të freskët e të ndjeheni mirë. Shpesh, vapa e tejkalon këtë mundësi.

Mirëpo, ju mund të rrini të freskët edhe kur nuk keni një kondicioner ajri para jush.

Freskohuni nga brenda jashtë

Një mënyrë e mirë për tu freskuar, është nëse hani dhe pini gjëra të ftohta. Të pirit një sasi të madhe të ujit, mund t’ju ndihmojë të hidratoheni, por uji i ftohtë edhe do t’ju qetësoje. Pini ujë pa limit.

Vendosini çarçafët në frigorifer

Mund të tingëllojë qesharake, por nëse i vendosni çarçafët në frigorifer disa orë para se të flini, do t’i krijoni vetes një mundësi që gjumin ta bëni mbi diçka të freskët.

Kushtojini vëmendje dyerve dhe dritareve

Dritaret tuaja luajnë një rol të rëndësishëm në determinizmin e temperaturës së dhomës tuaj. Jo gjithmonë hapja e dritareve e sjellë freskinë. Shpesh e futë të nxehtin brenda. Vendosni perde në dritaret tuaja.

lajme të ngjashme