Si të mbroheni nga grabitësit kur vizitoni vendet e huaja? NULL NULL 04.02.2019 20:00 04.02.2019 20:00 Turistët janë pre e lehtë për grabitësit në të gjithë botën. Ata janë në një vend të ri dhe takohen me njerëz të rinj, prandaj edhe janë më pak të vetëdijshëm për rreziqet që mund t’iu kanosen, njofton Klan Kosova. Sipas statistikave të policisë, më shumë se 6,000 vjedhje janë kryer vetëm për një ditë në Barcelonë. Dhe këto janë vetëm disa statistika zyrtare pa i përfshirë edhe rastet që nuk raportohen. Për të mos u lënë hapësirë grabitësve që ju të jeni cak i tyre duhet t’i zbatoni disa rregulla të thjeshta që mund t’iu ndihmojnë. Më poshtë po ju paraqesim disa prej tyre: Sugjerohet që në hotel të merrni një kat mes 3-6 Kushtoji vëmendje detajeve (kontrolloni dritaret tuaja) Kur të dilni, lëreni televizionin lëshuar dhe vendoseni një letër “Mos na shqetësoni” Përdorni alarme Dhe për fund një video që ju tregon si ta mbani kyçur derën duke përdorur një pirun të zakonshëm