Si të largoni mykun nga rrobalarësja juaj? NULL NULL 03.12.2023 13:39 03.12.2023 13:39 Myku në të gjithë shtëpinë është një makth veçanërisht kur bëhet fjalë për pastrimin e pajisjeve, megjithatë tifozët e pastrimit kanë gjetur një zgjidhje . Ndërsa myku mund të krijohet gjatë gjithë vitit, ai mund të jetë veçanërisht i tmerrshëm gjatë muajve të dimrit pasi lagështia e shtuar është mjedisi i përsosur për zhvillimin e mykut që përhapet shpejt. Kjo është arsyeja pse ekspertët rekomandojnë kontrollimin e zonave ku mykut mund të rritet rregullisht, duke përfshirë banjot dhe dhomat e ndara për pastrimin e tharjen e rrobave. Njerëzit kanë ndarë këshillat dhe truket e tyre për të trajtuar mykun nga goma e makinës larëse. Disa prej tyre kanë thënë se preferohet që në kazanin e rrobalarëses të të vendosni kapsula të enëlarëses, dhe më pas të mos fusni rroba por vetëm të pastroni kazanin dhe të lëshoni temperaturën e lartë. Gjithashtu, për të larguar mykun në rrobalarëses është propozuar edhe përdorimi i uthullës. Ndërkaq, për ta parandaluar mykun thuhet të lini hapur derën e rrobalarëses, shkruan Mirror, transmeton Klankosova.tv.