Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Si ta trajtoni stresin me metoda natyrale?

NULL NULL
30.05.2021 14:14

Shumë njerëz kanë stres dhe ankth kronik. Ata përballen me simptoma si shqetësimi, tensioni, rrahje të shpejta të zemrës dhe dhimbje në gjoks.

Mirëpo ekzistojnë disa forma që ju mund t’i praktikoni për trajtimin e ankthit.

Ushtrimet fizike
Ushtrimet fizike janë një mënyrë e shkëlqyeshme për të djegur energjinë negative në trup. Sipas studimeve, ato mund të ndihmojnë në largimin e ankthit të shkaktuar nga rrethanat stresuese.

Meditimi
Meditimi mund të ndihmojë në ngadalësimin e mendimeve shqetësuese, duke e bërë më të lehtë menaxhimin e stresit dhe ankthit.

Shkrimi

Gjetja e një mënyre për të shprehur ankthin, mund ta bëjë këtë të fundit më të menaxhueshëm.
Disa hulumtime sugjerojnë që ditari dhe format e tjera të shkrimit mund t’i ndihmojnë njerëzit të përballen më mirë me ankthin.

Një studim i vitit 2016, për shembull, zbuloi se shkrimet krijuese mund të ndihmojnë fëmijët dhe adoleshentët të menaxhojnë ankthin.

Strategjitë e menaxhimit të kohës

Disa njerëz ndjehen të shqetësuar nëse kanë shumë angazhime në të njëjtën kohë. Përgatitja e një plani për veprimin e ardhshëm, mund të ndihmojë për ta mbajtur larg ankthin. Strategjitë efektive të menaxhimit të kohës mund t’i ndihmojnë njerëzit të përqendrohen në një detyrë në të njëjtën kohë.

Aromaterapia
Erërat e vajrave bimorë qetësues mund të ndihmojnë në lehtësimin e stresit dhe ankthit. Disa aroma funksionojnë më mirë për disa njerëz sesa të tjerët, prandaj konsideroni të provoni opsione të ndryshme.
Livando mund të jetë veçanërisht e dobishme. Një studim i vitit 2012 testoi efektet e aromaterapisë me livandë në pagjumësinë në 67 gra të moshës 45-55 vjeç. Rezultatet sugjerojnë që aromaterapia mund të zvogëlojë rrahjet e zemrës në një periudhë afatshkurtër dhe mund të ndihmojë në lehtësimin e problemeve të gjumit.

Vaj kanabidiol
Vaji i kanabidiolit (CBD) është një derivat i bimës së kanabisit, ose marihuanës.
Ndryshe nga format e tjera të marihuanës, vaji CBD nuk përmban tetrahidrokanabinol.
Vaji CBD është i disponueshëm pa recetë në shumë dyqane alternative të kujdesit shëndetësor. Hulumtimi paraprak sugjeron që ai ka një potencial të konsiderueshëm për të zvogëluar ankthin dhe panikun.

Çajra bimorë
Shumë çajra bimorë priren të ndihmojnë gjatë ballafaqimit me ankthin.
Disa njerëz e shohin qetësues procesin e bërjes dhe pirjes së çajit, por disa çajra mund të kenë një efekt më të drejtpërdrejtë në tru që rezulton në uljen e ankthit.

lajme të ngjashme