Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Si ta parandalojmë varjen e lëkurës pas humbjes së peshës? (VIDEO)

NULL NULL
29.09.2021 18:21

Shtimi dhe humbja e peshës për një kohë të shkurtër bën që lëkura të varet në zona të ndryshme të turpit.

Mr.Ph. Teuta Tunuzliu ka treguar që nga fillimi i planifikimit të dietave duhet marrë edhe masa të tjera në mënyrë që të mos ketë efekte anësore.

“Duhet plan profesional me ndonjë dietolog dhe të merremi me aktivitete sportive, sepse ushqimi i mirë dhe sporti ndikojnë në muskuj të cilët i japin një formë të mirë lëkurës”.

Një ndër faktorët kryesor që shkakton varjen e lëkurës është mosha, prandaj duhet humbur peshë gradualisht.

“Pirja e ujit deri në dy litra, aktivitetet sportive dhe ushqimet me vitaminë C (ku këto të fundit ndihmojnë në sintezën e kolagjenit dhe gjatë dietës) ndihmojnë që të mos përballemi me lëshimin e lëkurës”, ka deklaruar ajo në emisionin “Ora e Pasdites” në Klan Kosova.

Tunuzliu tha se përveç tretmaneve profesionale duhet pasë kujdes që lëkura të masazhohet me kremra dhe vajra hidratues.

lajme të ngjashme