Si shkaktohet obeziteti tek fëmijët? NULL NULL 28.12.2018 11:00 28.12.2018 11:00 Ka disa shkaqe pse fëmijët bëhen mbipeshë dhe obezë, shkaqet më të përhapur janë faktorët gjenetik, mungesa e aktiviteteve fizike, ushqyerja e joshëndetshme ose një bashkim i këtyre faktorëve. Vetëm në raste të rralla mbipesha shkaktohet për shkakun e gjendjes shëndetësore si p.sh. probleme hormonale. Obeziteti tek fëmijët gjithashtu ka lidhje të madhe me aktivitetet fizike, tashmë që jetojmë në botën e teknologjisë qëndrimi para ekraneve është mjaft i madh dhe I dëmshëm, njofton Klan Kosova. Këta fëmijë janë në rrezik për disa arsye si kolesterol i ngritur, tension i lartë i gjakut, sëmundjet e parakohshme të zemrës, diabeti e shumë rreziqe të tjera.