Si po e monitorojnë ekstremistët serbë veriun e Kosovës – Kiks Kosova në shënjestër të grupit famëkeq (VIDEO) NULL NULL 26.01.2026 19:53 26.01.2026 19:53 Grupet në të cilat bën pjesë arrijnë në dhjetëra mijëra dhe kanë një mision të vetëm: vëzhgimin e kujtdo që lëviz në këto pjesë të Kosovës dhe që nuk është serb. “Koridori” dhe “Bunkeri” janë emrat nën të cilët funksionojnë këto grupe, kryesisht serbe, në rrjetin social “Telegram”, duke vëzhguar lëvizjet e kujtdo që ata e vlerësojnë si rrezik për ta dhe që mund t’i zbulojë veprimet e tyre të paligjshme. Në llupën e përgjimeve të jashtëligjshme të tyre ra edhe ekipi i Kiks Kosovës më 27 mars të vitit të kaluar, gjatë kohës sa po hulumtonte një temë për shitblerjen e jashtëligjshme të dinarit në manastire dhe vendbanime serbe, edhe pse një gjë e tillë ishte e ndaluar nga Qeveria Kurti. Përcjellja bëhej hap pas hapi, dhe në çdo lokal ku hynte ekipi i Kiks Kosovës, i cili po realizonte hulumtimin se si nëpër lokale po pranoheshin dinarë si vlerë monetare. Një tjetër pjesëtar i këtij grupi kriminal fotografoi dhe mbante evidencë për veprimet e ekipit. Serbët e mbledhur në këto grupe të rrezikshme po e shihnin kërcënimin nga prania e Kiksit në territorin verior të Republikës së Kosovës. 96 anëtarë të këtij grupi, që quhet “Koridori”, replikuan aty të nervozuar. Personi që e postoi u shpreh se kjo lëvizje, në këtë pikë afër Shkollës Ekonomike, do të jetë pika e fundit e Kiksit. Sipas tij, ky person kishte shkuar dhe i kishte kërkuar të largohen. Ekipin e Kiksit e quajtën shërbëtorë “shqiptar,” një term fyes që përdoret nga këta nacionalistë. 24 persona të tjerë të mllefosur fyen dhe vazhduan me komente të tjera në postimin e bërë në grupin prej 11 mijë anëtarësh. Ndërkohë, njëri prej tyre edhe kërcënoi rëndë nëse përmendet kryekrimineli Milan Radoiçiq, të cilin ata e quajnë “komandant”. Kjo tregon mllefin e madh që kanë ndaj kujtdo që tenton të zbulojë diçka për ta. Grupi kriminal i quajtur “Koridori”, me qëllim të rrënimit të rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, është i mbushur me anëtarë fashistë, të cilët përkrahin gjenocidin ndaj pjesës shqiptare të shtetit. Ndiqni kronikën: