Si ndikon pozita si flini në shëndetin tuaj? NULL NULL 30.01.2018 11:00 30.01.2018 11:00 ????? Mesatarisht, ne kalojmë 25 vjet të jetës sonë duke fjetur. Kjo është e nevojshme sepse të pushosh aq sa duhet është jetësore për mirëqenien tonë të përgjithshme. Nëse flini mirë, shëndeti juaj ka shumë përfitime – jo vetëm që e rigjallëroni trupin, por edhe truri juaj punon në mënyrë optimale. Ne të gjithë e dimë se koha është shumë e çmuar, kështu që është me rëndësi të madhe që koha e kaluar në gjumë të jetë e shpenzuar mirë. Më poshtë është një analizë e pozicioneve të ndryshme të gjumit për t’ju ndihmuar të zgjidhni të duhurin dhe më të përshtatshmin për ju, transmeton Klan Kosova. Pozicioni 1 Fjetja në shpinë me duart e vendosura anash trupit është konsideruar të jetë pozita më e mirë e gjumit. Kjo pozitë e fjetjes njihet edhe si pozicioni ushtar dhe ka shumë përfitime shëndetësore. Përparësitë: Pozitë e përkryer për të pushuar shpinën, qafën dhe krahët Ndihmon në përmirësimin e qëndrimit Zvogëlon problemet me aciditetin Ndihmon me pagjumësinë Redukton shanset e dhimbjeve të kokës Parandalon rrudhat e fytyrës Të metat: Ndërsa graviteti tërheq poshtë gjuhën, kjo pozitë e fjetjes mund të përkeqësojë gërhitjen tek njerëzit që vuajnë nga apnea e gjumit. Mund të ndikojë negativisht në fetus. Mund të shkaktojë dhimbje të shpinës. Pozicioni 2 Në këtë pozicion, personi shtrihet në shpinë, por krahët i vendos anash kokës. Përparësitë: Pozitë e përkryer për të pushuar shpinën dhe qafën Ndihmon me pagjumësinë Redukton shanset e dhimbjeve të kokës Parandalon rrudhat e fytyrës dhe çarjet e lëkurës Të metat: Pozita jo e përshtatshme e krahëve mund të ushtrojë presion mbi nervat në shpatull, duke shkaktuar dhimbje. Mund të shkaktojë dhimbje të shpinës. Pozicioni 3 Ndërsa flini në këtë qëndrim, ju shtriheni anash me të dy krahët e pozicionuar në rënie, në vijë të drejtë. Këshillohet të flini në anën tuaj të majtë për të pushuar më mirë organet tuaja vitale. Përparësitë: Pozicioni ideal i gjumit për shtyllën kurrizore pasi ka mbështetje të plotë në kurvën e saj natyrore. Parandalon dhimbjen e shpinës dhe të qafës Redukton gërhitjen Ky është pozicioni më i mirë i gjumit për gratë shtatzëna. Të metat: Ndërsa këmbët tuaja nuk kanë mbështetje të mjaftueshme, shanset janë të mëdha që ju të keni dhimbje në shpinë ose ije. Fjetja në krahë mund të çojë në plakjen e lëkurës, rrudhat e fytyrës dhe gjinj të varur. Në disa raste, mund të shkaktojë edhe dhimbje të qafës. Pozicioni 4 Pozicioni i fetusit përfshin fjetjen në krahë me gjunjë të tërhequr drejt kraharorit dhe mjekrës. Është pozicioni më i preferuar i gjumit në mesin e grave – mbi 41% e të anketuarve thonë se e preferojnë këtë mënyrë të fjetjes. Këshillohet të flini në krahun tuaj të majtë për të pushuar më mirë organet tuaja vitale. Përparësitë: Redukton gërhitjen në mënyrë të konsiderueshme. Një nga pozicionet e preferuara për gratë shtatzëna. Fjetja në krahun e majtë mund të ndihmojë në uljen e thartirës. Të metat: Ky pozicion i fjetjes mund të shkaktojë tendosje në qafë dhe shpinë, duke shkaktuar dhimbje. Ky pozicion, si pozicionet e tjera anësore të gjumit, mund të shkaktojë rrudha të lëkurës.