Si erdhën në Kosovë Maria Clara Urdangaray dhe Endrit Nika? (VIDEO) NULL NULL 27.08.2025 22:20 27.08.2025 22:20 Sipas deklaratës së dhënë në Prokurori nga Endrit Nika, i akuzuar për vrasjen e Maria Clara Urdangaray, çifti kishte hyrë në Kosovë me veturë. “Në kufi i kam dhënë dokumentet policisë, ajo ishte duke fjetur mbrapa. Ka qenë duke rënë shi dhe më tha ‘në rregull, ec’”, ka thënë ai. Ndërsa nëna e Claras ka rrëfyer një detaj tjetër. “Dhjetë minuta para se të mbërrinin në Kosovë, Maria Clara më dërgoi disa foto, si pak e fshehur, duke bërë fytyra, natë, duke rënë shi”, tha Maira Magdalena Delmonte. Çifti erdhi në Kosovë për shkak të dasmës së vëllait të Endritit. “Na erdhëm pak ma herët me përgatitë oborrin, se nuk jeton kurrkush aty. Tani o ardhë Endriti, kah i 25-ti. Për të sigurt me 26 ka pas kanagjegj ajo nusja e djalit”, thotë Ismail Nika, babai i Endritit, raporton emisioni MAT në Klan Kosova. Në videot e siguruara nga familja, Clara shihet duke vallëzuar në natën para dasmës, më 31 korrik 2023. Ibadete Kryeziu, vajza e motrës së Ismail Nikës e cila jeton në Kanada ka treguar se Maria Clara shfaqte shenja xhelozie ndaj Endriti, natën e dasmës. “Nuk kam vërejtur ndonjë mosmarrëveshje në mes të Endritit dhe kësaj vajzës Maria, por me sa e pashë ajo ishte pak xheloze sepse e shihte Endritin kohë pas kohe qëndronte me të afërmit e tjerë si kushërirat, mbesat, tezet dhe sigurisht ajo fillimisht nuk e ka kuptuar por kur unë bisedova me të në gjuhën angleze unë i thash mos u brengos diçka se këtu jemi krejt anëtarë të familjes. Ajo e kuptoi dhe më tha ‘në rregull’”, ka deklaruar Kryeziu në polici më 16.08.2023. Pak orë para dasmës, çifti kishte vizituar një gjinekolog për shkak të problemeve shëndetësore të Claras. Nëna e saj tha se vajza e kishte njoftuar për një polip në mitër. “Operacioni është dashtë të bëhet, por nuk ishte urgjent. Duhej të kryhej deri në fund të vitit”, ka deklaruar Delmonte në Prokurori. /Klankosova.tv Ndiqeni të plotë: