Si do të dukeshin sot të famshmit e vdekur? NULL NULL 06.05.2015 09:00 06.05.2015 09:00 Si do të dukeshin disa nga të famshmit në ditë e sotme, nëse do të ishin ende gjallë? Këtë “hulumtim” e ka bërë msn.com për 12 fytyra publike, të cilët vdiqën të rinj. Princesha Diana ishte vetëm 36 vjeçare kur vdiq në një aksident trafiku në Paris, në vitin 1997. Edhe pse shumëkush i ka fajësuar paparacët që e kishin ndjekur atë ditë si shkaktarë të aksidentit, më vonë është thënë se fajtor ishte shoferi i saj, i cili siç është raportuar, ka qenë nën ndikim të alkoolit dhe drogës. Kështu do të dukej Princeshë Diana, nëse do të ishte gjallë sot, si 54 vjeçare. Marilyn Monroe është gjetur e vdekur në apartamentin e saj në Los Angeles, në vitin 1962, kur ajo ishte 36 vjeçare. Vdekja e saj nga mbidoza e konsumimit te drogës, është listuar si “mundësi e vetëvrasjes” në raportin e kryehetuesit, edhe pse disa teori konspirative përmbanin idenë se ajo ishte vrarë. Sot, aktorja legjendare do te ishte 89 vjeçe. Montgomery Clift vdiq nga sulmi në zemër në moshën 46 vjeçare, disa vite pas problemeve me abuzim të alkoolit dhe drogës. Një libër rreth skandaleve të Hollywood-it e ka përshkruar atë si “vrasje të gjatë” Natalie Wood ishte 43 vjeçare në vitin 1981, kur ajo u mbyt afër Catalina, gjatë udhëtimit me anije më bashkëshortin e saj Robert Wagner dhe mikun Christopher Walken. Përderisa askush nuk e ka parë atë të hynte në ujë, kapiteni i anijes pat raportuar se Wagner dhe Wood janë përfshirë në një zënkë para se ajo të zhdukej. Sot, ajo do te ishte 77 vjeçe. James Dean ishte vetëm 24 vjeçar, kur ai e përplasi automjetin e tij Porsche 550 Spyder, me një automobil sportiv gjatë një gare shpejtësie në Salinas – Calif në vitin 1995. Sot, ai do të ishte 84 vjeç. John Belushi, anëtari origjinal i emisionit “Saturday Night Live” është gjetur i vdekur nga trajneri i tij, në dhomën e tij të hotelit në Los Angeles ne vitin 1982. Vdekja e tij në moshën 33 vjeçare qe shkaktuar nga mbidoza e kokainës dhe heroinës. Sot, Belushi do të ishte 66 vjeç. River Phoenix e vuajti sulmin kardiak për shkak të “helmimit akut” të drogimit të shumëfishtë” jashtë klubit të natës West Hollywood, në tetor të vitit 1993. Ai ishte vetëm 23 vjeç kur ndëroi jetë. Këtë vit, ai do t’i mbushte 45 vjet. Jayne Mansfield vdiq gjatë një aksidenti trafiku të vitit 1967, në moshën 34 vjeç. Ajo ishte rrugës për në New Orleans së bashku më të dashurin e saj Sam Brody dhe tre fëmijët e saj, kur vetura e tyre u përplas me pjesën e prapme të rimorkios se një traktori dhe rrëshqiti nën të. Vetëm fëmijët mbijetuan. Sot, Mansfield do të ishte 82 vjeçare. Bruce Lee – Duke vuajtur nga Edema Celebrale, ylli i aksionit nga Hong Kongu, vdiq në moshën 32 vjeçare, kur truri i tij u frye nga 1.400 në 1.575 gramë. Lee do të ishte 75 vjeçar në vitin 2015. Jean Harlow – Bjondja origjinale dhe tërheqëse, vdiq nga sëmundja e veshkëve në vitin 1937 si 26 vjeçare. Si adoleshente, ajo vuajti nga fruthi i keq, i cili mund të kishte kontribuar në vdekjen e saj. Sot, Harlow do të ishte 104 vjeçe. Sal Mineo – Në vitin 1976, Mineo është goditur për vdekje me thikë, nga njeriu i cili transportonte pica, afër apartamentit të tij në Hollywood-in Perëndimor. Vrasësi më vonë ka deklaruar se ai nuk e kishte idenë se kush ishte aktori 37 vjeçar. Sot, Mineo do t’i kishte 76 vjet. Freddie Prinze – Thellësisht i rënë në depresion pas divorcit të tij, Prinze e qëlloi veten në prezencë të menagjerit të tij Marvin “Dusty” Snyder në vitin 1977, kur komediani ishte vetëm 23 vjeç. Sot, Prinze do të ishte 61 vjeçar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.