Shumë zhurmë për pjesëmarrjen e Gjokoviqit në “Australian Open” (VIDEO) NULL NULL nga Endrit Zogaj 05.01.2022 21:11 nga Endrit Zogaj 05.01.2022 21:11 Valixhet i bëri gati për udhëtim. Madje tenisti Novak Gjokoviq, në profilin e tij zyrtar në Facebook, tregoi se po shkon drejt Australisë për turneun prestigjioz në tenis. Por, me shumë gjasë rruga e serbit drejt “Australian Open” nuk do të jetë e gjatë shkaku i mosvaksinimit, pasi shteti ku ai po dëshiron të shkojë ka rregulla shumë strikte. Megjithatë, të mërkurën pasdite, krejt fjalë të tjera pati kryeministri i Australisë, i cili bëri të ditur se leja për të ardhur në shtetin e tij i është dhënë serbit. E tani, ani pse Gjokoviq ka zbarkuar në Melburn, jo gjithçka shkoi mirë. Serbit nuk po i lejohet tani të futet nga Forcat Kufitare, pasi stafi i tij ka aplikuar gabimisht për vizë dhe shteti i Viktorias nuk po e miraton vendimin për hyrjen e tij.