Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shumë qytetarë i përgjigjën iniciativës së tifo-grupit Dardanët

NULL NULL
03.09.2020 17:54

Tifozët e Kosovës, Dardanët, kanë nisur një iniciativë para dy dueleve që Kombëtarja e Kosovës do t’i ketë kundër Moldavisë sonte dhe Greqisë tre ditë më pas.

Kjo tifozëri ka bërë thirrje për vendosjen e rekuizitave dhe flamujve të Kosovës në ballkonet e shtëpive në gjithë vendin, si shenj përkrahje për futbollistët Dardanë, pasi ndeshjet e lartëcekura do të zhvillohen pa prezencën e shikuesve, si shkak i pandemisë COVID-19, transmeton Klan Kosova.

Kësaj iniciative tashmë veçse kanë filluar t’i përgjigjen shumë tifozë të Kosovës të cilët kanë dekoruar ballkonet e tyre, imazhe këto të publikuara në faqen zyrtare të Dardanëve.

“Nga secila shtëpi në përkrahje të luanëve tanë. Forca Kosova”, kanë shkruar ata.

Nga secila shtëpi në përkrahje të luanëve tanë. Forca Kosova 🇽🇰💙

Publiée par Dardanët sur Jeudi 3 septembre 2020

lajme të ngjashme