Shumë njerëz shfrytëzojnë një kanal të ngrirë për patinazh në Munich, ndërhyn policia NULL NULL 11.01.2021 13:48 11.01.2021 13:48 10 January 2021, Bavaria, Munich: Police officers clear and close the ice rink and the sidewalks at the Nymphenburg Canal. Previously, the officers had already appealed to Munich residents to avoid the popular ice rink in front of Nymphenburg Palace. Photo: Sven Hoppe/dpa (Photo by Sven Hoppe/picture alliance via Getty Images) Një kanal i ngrirë në qytetin gjerman të Mynihut u vizitua gjatë ditës së djeshme nga aq shumë njerëz që njëkohësisht shkelnin rregullat kundër COVID-19 saqë policia u desh të ndërhynte dhe ta mbyllte atë. Schlosskanal, i njohur gjithashtu si kanali Nymphenburg, ishte i mbushur me patinorë, familje që luanin hokej mbi akull, njerëz me sajë e shumë të tjerë, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova. Policia fillimisht postoi në Twitter një paralajmërim që tek kanali kishte gumbullim të njerëzve. “Një distancë minimale nuk mund të mbrohet këtu më. Ju lutemi mbani maskë. Ne po këshillojmë shëtitësit për të gjetur vend tjetër, për të shijuar motin”, thuhej në njoftim. Zyrtarët më pas shtuan se dy persona kishin thyer akullin, por nuk u plagosën. “Prandaj po mbyllim të gjithë zonën për shkak të rrezikut të thyerjes së akullit,” shkroi policia në Twitter.