Shtyhet seanca për Ilir Metën NULL NULL 28.10.2025 10:22 28.10.2025 10:22 Seanca ndaj Ilir Metës është shtyrë për 11 nëntor. Kështu ka vendosur Gjykata e Posaçme. Më 29 gusht, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit mbylli hetimet dhe e dërgoi për gjykim Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, me akuza për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë, shkruan A2, transmeton Klankosova.tv. Meta ka kundërshtuar vendimin e shkallës së parë, duke kërkuar zbutjen ose heqjen e masës së arrestit.