Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Haki Rugovës - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Haki Rugovës

NULL NULL
10/09/2018

Seanca ndaj kryetarit të Komunës së Istogut dhe nënkryetarit të LDK-së, Haki Rugova, është shtyrë me kërkesë të avokatit të tij.

Mbrojtësi i të akuzuarit Rugova, avokati Besnik Berisha kërkoi nga Gjykata që seanca e sotme të shtyhet.

“Unë ndërkohë jam angazhuar si mbrojtës i të akuzuarit dhe deri më tani nuk i kam pranuar provat dhe shkresat e lëndës, ato sot në sallë të gjykimit m’i dorëzoi Prokurori i Shtetit. Mbrojtja ka nevojë që ato t’i shqyrtojë në mënyrë që i mbrojturi im të udhëzohet për deklarim në të ardhmen rreth fajësisë apo pafajësisë”, tha avokati Berisha para trupit gjykues.

“Andaj kërkojë nga Gjykata që të kem kohë të mjaftueshme të përgatitem “, ka thënë tutje Berisha.

Me kërkesën e avokatit Berisha u pajtua edhe Prokurori i Shtetit.

Për këtë kryetari i trupit gjykues Sylë Lokaj mori aktvendim që seanca të shtyhej. Seanca e radhës e shqyrtimit fillestar do të mbahet më 5 nëntor 2018.

Rugova po përballet me akuzat për konflikt interesi.

Aktakuza ndaj Rugovës është ngritur në prill të këtij viti ndërsa kjo është seanca e parë në këtë rast, për shkak të mungesave të kryetarit të komunës së Istogut.

Haki Rugova dyshohet se më 1 gusht 2014 në cilësinë e kryetarit të Komunës së Istogut me dashje ka marrë pjesë personalisht në nënshkrimin e kontratës “Ndërtimi i Kanalizimit Fekal në Fshatin Cerrcë-Lubozhdë- Faza e Parë”./ Kallxo.com