Shtyhet për javën tjetër debati për organizimin e arsimit në pandemi NULL NULL 27.05.2021 18:03 27.05.2021 18:03 "Me një konsensus të arritur, kjo seancë shtyhet për javën e ardhshme - të enjten e ardhshme". Debati parlamentar në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë COVID-19, është shtyrë për javën tjetër. Një debat i tillë është kërkuar nga shefi i grupit parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, mirëpo i njëjti ka thënë se një gjë e tillë mund të shtyhet për nesër, njofton Klan Kosova. Ndërsa pas një konsultimi ndërmjet Abelard Tahirit dhe ministres së Arsimit, Arbërie Nagavcit, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka bërë të ditur se kjo seancë është shtyrë për javën e ardhshme. “Me një konsensus të arritur, kjo seancë shtyhet për javën e ardhshme – të enjten e ardhshme”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 05/07/2025
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 05/07/2025