Shtutgarti në finale të DFB pokal, mposht Freiburgun pas vazhdimeve NULL NULL 23.04.2026 23:34 23.04.2026 23:34 Shtutgarti ka arritur të eleminoj skuadrën e Freiburgut në një dramë të vërtetë në MHP Arena. Ndeshja gjysmefinale e kupës së Gjermanisë, nisi më mirë për mysafirët e Freiburg të cilët realizuan në minutën e 28-të me anë të Eggestein. Teksa pjesa e dytë i takoj vendasve, të cilët realizuan fillimishtë me anë të Stiller, goli i të cilit u anulua në minutën e 61-të, për shkak të offside-t. Teksa në minutën e 70-të, Deniz Undav shënoj për 1:1, për ta dërguar ndeshjen në vazhdime. Ndërkaq, i inkuadruari në vazhdime, Tiago Tomas u bë heroi i Shtutgartit, duke shënuar në minutën e 119-të, për ta dërguar në finale skuadrën e tij për herë të dytë me rradhē, nga trofeu i fituar sezonin e kaluar ndaj Bielefeld. Në finale Shtutgarti do të takohet me Bayernin e Mynihut, në synimin për ta mbrojtur trofeun, derisa Bayerni kërkon kupën e parë që nga viti 2020.