Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shtuni për J.D. Vance: Një nga yjet në ngritje të politikës amerikane nga Republikanët

NULL NULL
15.07.2024 22:46
Eksperti i sigurisë, Adrian Shtuni në emisionin Rubikon në Klan Kosova
Eksperti i sigurisë, Adrian Shtuni në emisionin "Rubikon" në Klan Kosova

Eksperti i sigurisë, Adrian Shtuni përmes një lidhje direkte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur në lidhje me zgjedhjen e J.D. Vance si zëvendësi i ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

Ai është shprehur se J.D. Vance është mjaft premtues dhe e konsideroi si një nga yjet në ngritje të politikës amerikane nga Republikanët.

Tutje, Shtuni dha edhe disa informacione të tjera në lidhje me të, duke treguar gjithashtu J.D. Vance ka shkruar një libër, përcjell Klankosova.tv.

“J.D. Vance është një nga senatorët që përflitej prej kohësh që do të ishte zgjedhja e ish-presidentit Trump për pozitën e zëvendëspresidentit”.

“Është 39-vjeçar, është senator i Ohajos, është betuar në fillim të 2023-tës nëse nuk gaboj, pra është një senator mjaft i ri në terminin e parë si senator, por është goxha premtues, është një nga ata yjet në ngritje të politikës amerikane, të Partisë Republikane, ka shkruar edhe një libër dhe ishte një nga pretendentët kryesor si senator”, u shpreh tutje Shtuni.

lajme të ngjashme