Shtohen viktimat shqiptare në aksidentin në Greqi NULL NULL 04.03.2023 21:25 04.03.2023 21:25 Janë shtuar viktimat shqiptare në aksidentin e trenave në Greqi. Siç shkruan Topchannel, në mesin e trupave të pajetë në morgun e spitalit të Larissas, janë edhe dy trupat të cilët deri në orët e pasdites nuk ishin kërkuar prej askujt dhe nuk ishte dhënë mostër për testin e ADN-së, transmeton Klankosova.tv. Mësohet se njëra nga viktimat është shtetase shqiptare, 22 vjeçe ndërsa me gjetjen e saj, arrin në 6 numri i shtetasve shqiptarë ose me origjinë shqiptare të vdekur në aksident. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS