Shtohen destinacione të reja nga Aeroporti i Prishtinës NULL NULL 16.06.2026 13:58 16.06.2026 13:58 GP Aviation dhe PrishtinaTicket po vazhdojnë zgjerimin e rrjetit të fluturimeve, duke shtuar destinacione të reja direkte drejt Prishtinës dhe duke ofruar më shumë mundësi udhëtimi për pasagjerët. Më 19 qershor 2026, GP Aviation dhe PrishtinaTicket hapin linjën e re Oslo–Prishtinë, duke rritur konkurrencën në treg dhe duke u mundësuar udhëtarëve çmime më të favorshme për fluturim. Ndërkohë, fluturimet e rregullta në linjën Salzburg–Prishtinë, të cilat kanë nisur më 29 mars 2026, do të vazhdojnë edhe gjatë sezonit dimëror. Zgjerimi i rrjetit vazhdon edhe më 3 korrik 2026, kur GP Aviation dhe PrishtinaTicket do të nisin fluturimet direkte në linjën Bruksel–Prishtinë. Sipas kompanive, kjo linjë pritet të krijojë më shumë mundësi për pasagjerët, duke rritur konkurrencën dhe duke sjellë çmime më të mira për udhëtim. Po në të njëjtën datë, më 3 korrik 2026, do të fillojnë edhe fluturimet direkte Karlsruhe/Baden-Baden–Prishtinë, duke u ofruar udhëtarëve një aeroport më të afërt dhe çmime më konkurruese. GP Aviation dhe PrishtinaTicket organizojnë fluturime të rregullta dhe operojnë me kapacitet të lartë, duke transportuar një numër të madh pasagjerësh përmes Aeroportit të Prishtinës. Lista e destinacioneve me fluturime direkte nga GP Aviation dhe PrishtinaTicket Zürich – Prishtinë Basel – Prishtinë Geneva – Prishtinë Berlin – Prishtinë Düsseldorf – Prishtinë Stuttgart – Prishtinë München – Prishtinë Münster – Prishtinë Köln – Prishtinë Dortmund – Prishtinë Hamburg – Prishtinë Hannover – Prishtinë Nürnberg – Prishtinë Memmingen – Prishtinë Bremen – Prishtinë Karlsruhe/Baden-Baden – Prishtinë Luxemburg – Prishtinë Salzburg – Prishtinë Ljubljana – Prishtinë Malmö – Prishtinë Göteborg – Prishtinë Växjö – Prishtinë Helsinki – Prishtinë Oslo – Prishtinë Bruksel – Prishtinë Basel – Ohër (Ohrid) GP Aviation dhe PrishtinaTicket vazhdojnë të zgjerojnë ofertën e tyre, duke sjellë më shumë destinacione, lidhje direkte dhe çmime konkurruese për pasagjerët që udhëtojnë nga dhe drejt Prishtinës. Si ta rezervoni biletën tuaj? Biletat mund ti rezervoni online duke hapur faqen www.prishtinaticket.net, ku mund të caktoni kohën e saktë të udhëtimit tuaj me çmime ekonomike. Në çmim të biletës përfshihen FALAS rezervim i ulëses, check in, bagazh dore dhe bagazh deri në 20 kg. Por, biletën tuaj mund ta rezervoni edhe duke kontaktuar shërbimin për klientë çdo ditë duke filluar nga ora 08:00 deri 23:00, në numrat e telefonit: 🇱🇺 +35220334188 🇩🇪 +49 7621 9165 313 🇨🇭 +41 61 510 06 86 🇽🇰 +383 49 200 286 🇸🇪 +46 470 580 944 🇸🇮 +386 47 774 141 Mënyra e pagesës së biletës tuaj përfundohet lehtësisht nëpërmjet: Mastercard, Visa, Klarna Sofortüberweisung, Apple Pay, Google Pay, Twint, PostFinance ose E Finance. Kontaktet në Facebook dhe Instagram. Udhëtoni sigurtë me ne sepse Prishtina Ticket është anëtare e Swiss Travel Security, të gjithë pasagjerët janë të siguruar për rezervimet e tyre.