Shtohen akuzat për trajnerin e Mo Farah NULL NULL 13.06.2015 13:16 13.06.2015 13:16 Trajneri i Mo Farah, Salazar është duke u akuzuar se iu ka dhënë substanca të palejuara garuesve të tij. Në fillim bëhej fjalë për vetëm tre garues por tash raportohet se numri i tyre është më i madh se kaq. Legjenda e atletikës ka mohuar se ka bërë diçka të tillë, ndërsa hetimet janë duke vazhduar pasi që një gjë të tillë thuhet se ai e ka bërë duke i vënë nën presion garuesit. Njoftohet se Mo Farah nuk është njëri nga ata garues të cilët nën urdhrat e Salazar ka bërë diçka të ndaluar.