Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shteti ua zbut faturat e rrymës, qytetarët s’e dinë (VIDEO)

NULL NULL
nga Drin Demiri 29.11.2022 20:54

Gëzim Kazazi ka ulur shpenzimin e rrymës në muajt e fundit, më shumë se në këtë kohë të vitit të kaluar.

Kështu ai synon të përfitojë nga masa e qeverisë, që subvencionon direkt në faturë dyfishimin e përqindjes të kursyer krahasuar me muajin e njëjtë të 2021-ës.

Ekzekutivi tash ka procesuar pagesat për faturat e muajit shtator, ku Kazazit iu hoqën 12 euro.

Si këtij, me 1.65 milionë euro, ministria e Financave ka subvencionuar edhe 167 mijë e 570 konsumatorë të tjerë nga rreth 400 mijë sa janë gjithsej, njofton Klan Kosova.

Të tjerët që nuk përfituan thonë se kursimin nuk e ulën në këtë masë, meqë s’kanë qenë në dijeni për këtë ndihmë qeveritare.

 

 

lajme të ngjashme