Shteti (s)’e ruan Kuvendin e Kaçanikut (VIDEO) NULL NULL nga Flamur Gajtani 07.09.2022 20:31 nga Flamur Gajtani 07.09.2022 20:31 Ndërtesa e Shtëpisë së Kulturës ku u miratua Kushtetuta e Kaçanikut 7 shtatorin e vitit 1990 është në mbrojtje të shtetit dhe e nuk guxon të prekët gjë. Por, këtë vit iu nënshtrua disa riparimeve të vogla nga pushteti lokal. E dikush që kishte ardhur nga Zvicra e vlerëson ‘sui generis’ ngjarjen e zhvilluar këtu para më shumë se tre dekadash. Sikur ky, u tha se duhej vepruar edhe udhëheqësit e shtetit që këtë të mërkurë nuk u panë në Kaçanik. Pos që vjen vetë, mërgimtari shtoi se u flet e i sjell edhe fëmijët në këtë vend, sa herë që vjen në Kosovë.