Shtetasi polak i sulmon dy policë në aeroportin e Prishtinës NULL NULL 13.08.2023 08:46 13.08.2023 08:46 Një shtetas polak është arrestuar dje në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë pasi i ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë. Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se i njëjti paraprakisht kishte shkaktuar probleme edhe me pasagjerët. Njëri nga zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas tretmanit mjekësor në QKUK (Psikiatri) është dërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 21 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 1 day