Shtetasi i huaj rrëmbehet dhe rrahet në Prishtinë NULL NULL 30.07.2025 10:20 30.07.2025 10:20 Një shtetas i huaj është rrëmbyer në orët e para të së martës. Ai ka deklaruar në polici se ishte futur në një veturë nga disa persona të panjohur nën kërcënimin e armës, transmeton Klankosova.tv. Po ashtu, ai theksoi se të dyshuarit e kishin rrahur dhe kërcënuar. Ende nuk dihen arsyet që kanë çuar deri tek kjo ngjarje. Lidhur me rastin tashmë kanë nisur hetimet dhe po cilësohet si “Rrëmbim”.