Shtesat për fëmijë, një numër i caktuar i prindërve do të verifikohen nëse jetojnë në Kosovë NULL NULL 17.09.2024 10:52 17.09.2024 10:52 Ministria e Financave ka bërë të ditur se në kuadër të programit për shtesat për fëmijë është përzgjedhur një numër i caktuar i prindërve, llogaria e të cilëve do të ketë nevojë për verifikim shtesë. Sipas ministrisë, kjo do të bëhet për t’u siguruar se prindërit bashkë me fëmijët e tyre jetojnë në Kosovë. “Të gjithë këta prindër kanë pranuar njoftimin në eKosova dhe në email adresat e tyre, me hapat e nevojshëm për të kompletuar verifikimin shtesë dhe për të ri-aktivizuar llogarinë e shtesave për fëmijë”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv. Tutje, në njoftim bëhet e ditur se të gjithë prindërit që s’kanë pranuar njoftim të tillë nga eKosova e as në email nga ministria, nuk kanë nevojë të ndërmarrin ndonjë veprim. “Programi i shtesave për fëmijë vazhdon si zakonisht, dhe ju do të pranoni shtesat sikurse çdo muaj në llogarinë tuaj”, thuhet në reagim.