Shtëpinë ikonike të “Home Alone” mund ta rezervoni për një natë këtë dhjetor NULL NULL 02/12/2021 02/12/2021 Fansat e filmit të famshëm “Home Alone” do të mund ta realizojnë ëndrrën e tyre të fëmijërisë, duke kaluar një natë në shtëpinë ikonike ku u xhirua filmi. Shtëpia e familjes McCallister do të jetë në dispozicion në Airbnb vetëm për një natë, njofton Klan Kosova. Shtëpia në zonën e Chicagos do të mund të rezervohet nga data 7 dhjetor për 25 dollarë. Aplikuesit e suksesshëm do të jenë në gjendje të qëndrojnë më 12 dhjetor me maksimumi prej katër mysafirësh. Të ftuarit do të përshëndeten me të mbërritur nga Devin Ratray, njëri prej aktorëve të filmit. “Ju mund të mos më mbani mend si shumë mikpritës”, citohet të ketë thënë ai në një deklaratë për shtyp. Përfitime të tjera gjatë qëndrimit në shtëpi do të jenë kurthet apo ushqimet e viteve të 90-ta.
Kosova Nikaj: Kurti këndej ha shtalba, këndej flet për luftë, por me rrymën nuk merret (VIDEO) 15/08/2022