Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shtëpia me pamje përrallore afër rënies në gjirin e Cape Cod

NULL NULL
06.02.2025 10:44

Vila madhështore, dikur simbol i luksit, tashmë është një kujtesë e frikshme e fuqisë së natyrës në Cape Cod Bay.

Shtëpia me sipërfaqe 5100 metra katrorë ndodhet në prag të shembjes, ndërsa erozioni ka arritur deri në bazamentet e betonit të shtëpisë shumëmilionëshe e cila ka pamje nga gjiri. Dyert masive rrëshqitëse që dikur hapeshin në një kuvertë të gjerë, të kompletuar me vaskë të nxehtë, tani janë të bllokuara nga rrasa të holla prej druri, duke e lënë atë pezull mbi një shkëmb 25 metra të lartë.

Ish-pronari i saj, i vetëdijshëm për fatin e vilës, kishte nisur prishjen e pjesshme të saj përpara se të hiqte dorë plotësisht. Shtëpia iu shit më pas një kompanie shpëtimi, e cila nuk ka ndërmend të shpenzojë asnjë qindarkë për të shmangur katastrofën.

Autoritetet e Wellfleet, Massachusetts, shqetësohen se shembja do të ndotë ujërat e zonës, duke rrezikuar habitatin detar dhe industrinë e famshme të guaskave në Cape Cod. Sipas një raporti, nëse nuk ndërmerren masa, shtëpia do të rrëzohet brenda tre viteve.

E ndërtuar në vitin 2010, vila ka qenë në qendër të një beteje të gjatë ligjore. Përpjekjet e ish-pronarëve për të ndërtuar një mur mbrojtës u refuzuan, pasi ekspertët argumentuan se do të përshpejtonte shkatërrimin e vijës bregdetare./Klankosova.tv

lajme të ngjashme