Shtëpia e modës Moschino akuzohet se shfrytëzoi kreacionet e një dizajnereje (FOTO) NULL NULL 01.10.2018 16:45 01.10.2018 16:45 Shtëpia italiane e njohur e modës, Moschino, po akuzohet nga një dizajnere e modës se i shfrytëzoi asaj punimet e realizuara. Dizajnerja Edda Gimmes e cila ka selinë e saj në Londër ka sqaruar pasionantët e modës se Moschino ka përdorur pa autorizim kreacionet e stiluara si frymëzim për koleksionin më të fundit në pasarela, njofton Klan Kosova. Ajo ka ndarë për publikun një numër fotografish për punën e saj të vitit 2015, duke bashkërenditur dhe imazhet e koleksionit të fundit Pranverë/Verë 2019 të markës italiane në Milano, të transmetuara në televizion – veshje të cilat duket se kanë ngjashmëri me njëra tjetrën, njofton Klan Kosova. Ajo pretendon se kishte një takim me një punonjës nga marka e njohur në nëntorin e kaluar, gjatë së cilës ajo tregoi të gjithë punën e saj, duke përfshirë “librat dhe punimet e saj origjinale”. Në lidhje me këto pretendime, shtëpia e modës Moschino, ka mohuar akuzat.