Shtëpia e djegur në Suharekë, 60 mijë euro është vlera e dëmit NULL NULL 10.11.2024 22:55 10.11.2024 22:55 Foto ilustruese Në Vuniq të Suharekës sot u dogj një shtëpi. Sipas pronarit të shtëpisë, vlera e dëmit është rreth 60 mijë euro. Këtë për Klankosova.tv, e konfirmoi zëdhënësit i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi “Me datë 10.11.2024 rreth orës 16:35 përmes telefonit policia ka marr informatë se në fshatin Vraniq të Suharekës është duke u djegur një shtëpi. Patrulla policore e ekipit reagues së bashku me njësitin e hetimeve . Sipas informatave nga vendngjarja kuptohet se aty ka qenë duke u djegur një shtëpi tre kate, ku zjarri ka përfshirë kulmin dhe dy kate”, tha Bytyqi për Klankosova.tv. “Zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Dëmet material e janë të konsiderueshme (sipas pronarit rreth 60.000 euro), të lënduar nuk ka. Policia bashkë me ekspertët e zjarrit nesër do të dalin përsëri në vendngjarje për të bërë këqyrjen e vendit dhe mbledhjen e dëshmive”.