Shtatë vjet më parë Majlinda Kelmendi bëri historinë NULL NULL 07.08.2023 11:12 07.08.2023 11:12 Kanë kaluar shtatë vjet prej se Majlinda Kelmendi, e futi Kosovën në historinë e Lojërave Olimpike. Ajo arriti që ta fitojë “Medaljen e artë” në Rio de Janeiro. Kelmendi u bë xhudistja e parë nga Kosova që u stolis me të artën deri në 52 kilogramë. Në finale, Majlinda Kelmendi, e mposhti italianen Odette Giuffrida. E deri në finale ajo i mposhti: Evelyn Tschopp ,Christianne Legentil, Misato Nakamura. Pas këtij suksesi madhështor u bë krenaria e sportit shqiptar dhe ajo u prit si heroinë në vendin e saj.