Shtatë vjeçarja telefonoi policinë se “prishi magjinë e Krishtlindjeve” NULL NULL 24.12.2015 14:30 24.12.2015 14:30 Në një storie të vitit 2004, kur karakterit kryesor i bie Elfi në tokë, magjia e Krishtlindjeve zhduket. E si duket këtë film shtatë vjeçarja Isabelle LaPeruta nga Nju Xhersi e ka të përzemërt, transmeton Klan Kosova. Isabelle e ka telefonuar policinë për t’i thënë se e ka prekur elfin meqë rast ai ka rënë në dysheme dhe kështu magjina e Krishtlindjeve do të zhduket. Policia tregon se Isabelle u kishte telefonuar duke i treguar se kush është por i kishte thënë që të mos shkojnë në shtëpinë e saj. Ata më pas kanë shkuar tek shtëpia e saj, për të kuptuar nëse ishte diçka urgjente. Kur polici shkoi atje e gjeti vajzën duke qarë. Nëna e Isabelles, Lynanne, është shprehur se pasi është zgjuar nga gjumi e kishte gjetur vajzën duke qarë dhe policinë jashtë shtëpisë së saj.